Plasaritje të mëdha në banesën e familjes Dragjosh në Kukës, nevojitet ndërhyrje urgjente

Reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në një banesë dykatëshe në fshatin Vilë, njësia administrative Bushtricë.

Banesa i përket familjes së Naim Dragjoshit dhe ka pësuar plasaritje serioze, duke e bërë të rrezikshme për banim.

Familja, e përbërë nga tetë anëtarë, apelon për ndihmë urgjente dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për vlerësimin dhe sanimin e dëmeve, për të siguruar kushtet e jetesës dhe mbrojtjen nga rreziku i shembjes.

Situata rikujton nevojën për monitorim të vazhdueshëm të banesave në zonat e përfshira nga reshjet e dendura dhe ndërhyrje të shpejta në rastet me dëme strukturore.