Banorët e fshatit Murqin të izoluar prej 6 ditësh, pa asnjë ndihmë apo kontroll nga institucionet
Banorët e fshatit Murqin, bashkia Krujë deklarojnë se prej 6 ditësh ndodhen të izoluar dhe të pambështetur, pa asnjë vizitë apo interesim nga autoritetet për situatën e tyre.
Ata theksojnë se askush nuk ka shkuar t’i shohë apo t’u ofrojë ndihmë, duke i lënë ata në një gjendje të vështirë dhe të braktisur.
Kjo situatë alarmante kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar ndihmën dhe sigurimin e qasjes për banorët që përballen me vështirësi të mëdha.