Durrës/ Reshjet e shiut përmbytin banesat, dëme të mëdha materiale, banorët në vështirësi
Reshjet e shiut që kanë rënë në ditët e fundit në Durrës kanë shkaktuar përmbytje të shumta në zona të ndryshme të qytetit bregdetar, duke futur ujin brenda banesave të banorëve dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Situata është alarmante dhe shumë familje ndodhen në vështirësi të mëdha, të detyruara të përballen me pasojat e ujit që ka depërtuar në brendësi të shtëpive të tyre.
Nga dëshmitë e banorëve dhe videot e siguruara në terren, shihet që uji ka përmbushur oborret dhe dhomat, duke krijuar një peizazh të zymtë me baltë dhe lagështirë kudo. Përveç dëmeve në strukturën e shtëpive, shumë pajisje elektro-shtëpiake janë djegur për shkak të depërtimit të ujit, duke shtuar më tej barrën financiare dhe shqetësimin e banorëve.
Banorët e zonave të përmbytura janë të pafuqishëm përballë këtij problemi dhe shprehen se ndihen në një gjendje të pafat dhe në meshirë të fatit, pasi përmbytjet janë shndërruar në një fenomen të përsëritur që sjell pasoja serioze në jetën dhe pronat e tyre.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe masa mbrojtëse për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen.
Ndërkohë, banorët janë të detyruar të heqin dhe të hedhim jashtë shumë nga sendet dhe materialet që janë dëmtuar nga uji, duke shprehur një lodhje dhe shqetësim të madh për gjendjen e tyre.