Paratë për inceneratorët u vodhën, Rama fyen shqiptarët: Lëshojmë si lopa bajgën mbeturinat në rrugë e lumenj…
Që nga dita e tij e parë që ka hyrë në politikë Edi Rama ka sharë, mallkuar e fyer shqiptarët. Tani që u vjedh edhe votën e bën edhe me kollaj pasi nuk ka asnjë frikë që të ikë nga pushteti. Ka bandat, administratën që i bën presion, “trenin bullgar” që e ka perfeksionuar, paratë e pista që i përdor si çekan, paratë e korrupsionit që i shpërndan lirshëm për blerje votash e influence.
Por edhe sot kur shqiptarët kanë nevojë me shumë se kurrë për qeverinë e tyre edhe pse një qeveri se bandë hajdutësh, kreu i saj del në kazanin e tij të propagandës dhe i fyen shqiptarët.
Do në çdo mënyrë apo mjet që të fshehë dështimet e qeverisë së tij qendrore dhe lokale. Do ti mbulojë me pluhurin e sharjeve mediatike korrupsionin stratosferik të mazhorancës. 14 miliardë dollarë përmendi Arben Ahmetaj në intervistën e tij të fundit. Dhe të jeni të sigurtë që ai e di çfarë thotë. E di shumë mirë.
Sot në marrëzinë e tij të radhës, podkastin e propagandës tha se shqiptarët si lopa bajgën hedhin mbeturinat gjithandej. Çfarë turpi për një njëri që sapo ka ardhur nga Parisi. Por u kthye siç duket qartë i zhgënjyer pasi askush nuk i dha vëmendjen që kërkonte “Kllouni”, pasi qartësisht e kanë kuptuar se çfarë mashtrimesh bën dhe si abuzojnë qeveritarët tij me paranë publike. Erdhi prej andej e filloi ritualin e recitimit të tij me fyerje për shqiptarët që e kanë kuptuar edhe ata si ndërkombëtarët tashmë, se kush i qeveris.
Rama: Po troç, ne si popull! Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë.
"Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, krim”, tha Rama.