Rama bisedë telefonike me sekretarin amerikan. Ja çfarë diskutuan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur ditën e sotme një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të  shtetit Rex Tillerson.

Mësohet se Tillerson ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve elektorale. Ndërkohë që ka theksuar se një nga problemet më madhore në Shqipëri mbetet administrata e korruptuar.

‘SHBA do t’iu mbështesë edhe këtë mandat. Ju urojmë fitoren në zgjedhje. PS të pastrojë administratën nga të korruptuarit’, i ka thënë Tillerson-Ramës gjatë bisedës.