Ekipi i tranzicionit së Mamdanit pagoi 25 mijë dollarë një firmë PR-i pas skandalit me postime antisemite
Ekipi i tranzicionit për kryetar bashkie i Zohran Mamdanit pagoi plot 25,000 dollarë një firme PR-i pasi u zbuluan postime të vjetra antisemite dhe kundër policisë nga një prej të emëruarave të tij, tregojnë dokumente të reja. Sipas dosjeve më të fundit të fondit të tranzicionit, ekipi pagoi kompaninë Tappan Research për konsulencë fushate dhe kërkimore me 31 dhjetor 2025. Këto të dhëna u raportuan fillimisht nga City & State.
Kjo ndodhi pas dorëheqjes së Catherine Almonte Da Costa me 18 dhjetor, vetëm një ditë pasi ishte emëruar drejtoreshë e ardhshme e emërimeve në bashki, kur u zbuluan postime të saj para 10 vitesh për “çifutë të etur pas parave” dhe duke i quajtur policët e Nju Jorkut “derra”.
Da Costa ishte verifikuar nga Ali Najmi para se të jepte dorëheqjen dhe ekipi i tranzicionit kaloi te një firmë e jashtme profesionale.
Por ky ndryshim duket se erdhi shumë vonë, pasi Mamdani po përballet me një tjetër stuhi kritikash për emërimin e Cea Weaver-it, gjithashtu anëtare e Democratic Socialists of America, në krye të Zyrës së Kryetarit për Mbrojtjen e Qiramarrësve.
Weaver kishte postuar më parë se pronësia e shtëpisë ishte një “armë e supremacisë së bardhë” dhe se donte të “varfëronte klasën e mesme të bardhë”. Ajo është penduar për këto komente dhe kryetari ka këmbëngulur për zgjedhjen e tij, pavarësisht polemikave për pikëpamjet e saj radikale këtë javë.
Ndërkohë, Najmi u emërua javën e kaluar si kryetar i Komitetit Këshillues të Kryetarit për Gjyqësorin, i cili ndihmon në përzgjedhjen e gjyqtarëve për gjykatat familjare, civile dhe penale.
Dokumentet tregojnë se tranzicioni i kryetarit të ardhshëm mblodhi gati 4 milionë dollarë dhe shpenzoi pak më pak se 3 milionë, duke lënë rreth 845,000 dollarë në fond.
Mamdani mori donacione nga disa emra të mëdhenj, përfshirë stilistin e modës Steven Madden dhe Robert Soros, pjesëtar i familjes Soros, të cilët dhuruan shumën maksimale prej 3700 dollarësh.
Një përfaqësues i Mamdanit nuk iu përgjigj kërkesës për koment të premten. / New York Post – Syri.net