Macclesfield shkruan histori në FA Cup, trajneri Rooney: Nuk e mendoja të ishte e mundur
Një nga surprizat më të mëdha në këtë edicion të FA Cup vjen nga Macclesfield, skuadër e klasifikuar në National League North, niveli i gjashtë të futbollit britanik, e cila arriti të eliminonte Crystal Palace, kampionët në fuqi, me rezultatin 2-1.
Trajneri i Macclesfieldit, John Rooney, nuk e fshehu emocionin e tij pas ndeshjes: “Nuk mund ta besoj. Jam pa fjalë dhe ende po përpiqem t’i vë gjërat në vend. Që nga minuta e parë mendova se ishim të jashtëzakonshëm. Realisht merituam fitoren. I bllokuam ata duke u dhënë vetëm një mundësi në pjesën e parë. Çdo lojtar ishte fantastik në fushë. Lumturia e tifozëve tanë është e pabesueshme”, deklaroi ai për BBC.
Rooney theksoi edhe kontributin e protagonistit të ndeshjes, Dawson, autor i golit të parë 1-0: “Dawson është një prej tyre, ka një pasion të jashtëzakonshëm. Shënoi golin dhe më pas vazhdoi të ndihmonte skuadrën në gjysmën e tij të fushës. Sot ishte fantastik. Nuk e mendoja se do të ndodhte, por gjithmonë ka pak shpresë që gjithçka të jetë e mundur… dhe sot ndodhi.”
Macclesfieldi tashmë ka hyrë në histori si një shembull i bukur i magjisë së FA Cup, ku edhe ekipet e vogla mund të shkaktojnë befasira të mëdha.