Stuttgart-i mposht Bayer Leverkusen-in dhe thyen një mallkim 10-vjeçar
Stuttgart-i ka nisur vitin 2026 me një fitore spektakolare, duke mposhtur rivalin e vështirë Bayer Leverkusen me rezultatin 4-1, duke i dhënë fund një serie të gjatë pa fitore ndaj “Aspirinave”.
Pas 12 ndeshjesh të Bundesligës pa fitore kundër Leverkusenit që nga viti 2018 dhe 11 ndeshjesh pa sukses për trajnerin Sebastian Hoeness, skuadra e Stuttgarti-t arriti të vendosë dominimin në fushë.
Golat për skuadrën e Svevisve u shënuan nga Leweling me ‘dopietë’, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Mittelstadt dhe Undav, duke garantuar një triumf të thellë. Bayer Leverkusen arriti të shënonte vetëm nga penalltia me Grimaldo-n në minutën e 66-të.
Ky rezultat i jep një avantazh të rëndësishëm Stuttgartit edhe në tabelën e Bundesligës, duke e barazuar me Bayer 04 dhe duke i mbajtur shpresat për zonën e Champions League të gjalla.
Stuttgart tani duket se ka rikuperuar besimin dhe kjo fitore ndaj Leverkusenit mund të jetë pika kthese për një pjesë të dytë të Bundesligës me ambicie europiane.
Në ndeshjet e tjera të ditës:
Heidenheim-Köln 2-2
(Pieringer 15’, Niehues 26’; Martel 18’, El Mala 48’)
Freiburg-Hamburg 2-1
(Vuskovic 48’; Grifo 53’ pen., Matanovic 83’)
Union Berlin-Mainz 2-2 (Amiri 30’, Hollerbach 69’; Jeong Woo-yeong 77’, Ljubicic 86’)