Qarku Lezhë vijon nën pushtetin e ujit, mijëra ha tokë bujqësore nën ujë dhe dhjetra banesa, rrëshqitje dherash
Qarku i Lezhës vijon të jetë në një situatë të vështirë nga përmbytjet. Qindra ha tokë dhe qindra banesa janë të përmbytura.
Në bashkinë Kurbin, fshati Adriatik vijon të jetë nën ujë edhe pse ka rënie të nivelit. Kjo është zona më e prekur nga përmbytjet në këtë bashki. Zona të tjera problematike,janë ajo e Gjormit, si dhe në disa akse rrugore.
Në bashkinë Lezhë janë mbi 1300 ha tokë nën ujë dhe dhjetra banesa të përmbytura.
Në Mirditë problem shqetësues mbetet avancimi i gërryerjes së tokave bujqësore në zonën Zall-Donaj, nga Lumi Fan i Vogël, si dhe rreziku për tubacionin kryesor të furnizimit me ujë të qytetit në zonën e Jezullit. Po kështu janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private. Gjithashtu është parandaluar çarja e argjinaturës e lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin.
Niveli i lumit Drin vazhdon të ketë ulje që nga mengjesi me rreth 5 cm, kurse lumi Mat ka rritje për shkak të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë.
Raportimi i shtabit të emergjencave LezheOra 19:30
Ky është raportimi i orës 19:30 minuta
Nga bashkia Kurbin raportohet:
Niveli i ujit në zonën e fshatit Adriatik, si zona më e prekur nga përmbytjet në këtë bashki, ka pësuar rënje, po kështu dhe në zonat e tjera problematike, atë të Gjormit, si dhe në disa akse rrugore.
Deri tani janë verifikuar dëmet në 192 njësi/ banesa
Gjatë inspektimeve në terren, konstatohen problematika në kanalet dhe përrenjtë malorë që janë bërë shkas për dëmtime dhe rrezime avllish dhe prezence uji të perkohshme në banesa në rrugën e Sh’merrisë dhe Bashkisë vjetër, informon autoritetet lokale.
Gjithashtu ka një rritje te nivelit te lumit Mat për shkak të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë. Po shkarkohen 477 m³/s, (177 m³/s Qafë Molla; 300 m³/s Shkopeti)
Si rezultat i baticës detare uji ka dalë në rrugën e Patokut, tek lokalet atje, duke vështirësuar kalimin mjeteve të vogla por tani gjendja është më e stabilizuar.
Toke bujqesore nën ujë 650 ha: Mamurras 35ha; Milot 22 ha; Laci 13ha; F. Kuqe 570 ha
Banesa te permbytura 90: Mamurras 10; Milot 4; Lac 22; F.Kuqe 54
Nga bashkia Lezhë raportohet:
Informacion mbi permbytjen e tokave bujqesore nga reshjet intensive:
Ka renie te nivelit te ujit pergjithesisht ne tokat bujqesore.1350 ha
1. Ne Njesine Zejmen ( keneta Spiten dhe Tresh) 140 ha
2. Ne Njesine Kolsh 5 ha
3. Ne Njesine Shenkoll 5 ha
6. Ne Njesine Balldre 1200 ha
Kemi 32 banesa me prezencë uji ne oborre dhe 3 banesa me uji brenda, lagjia Sakë, Ishull Shëngjin, 31 stalla blektorie me prezencë uji .
Janë evidentuar çarje e çedime në disa segmente rrugore në teritorin e bashkisë Lezhë, sin ë rrugën Kolsh – Patalej, Rruga e Manatit, që lidhet me autostradën; Rruga e Barbullonjës, segmenti nga kisha rreth 200 metra më poshtë; Gjithashtu u konstatua lëvizje e bazamentit të urës në rrugën “Gjuetari”, (rruga Manati- Superstardë).
Nga ekipi xhenjer i EOD i FA është bërë heqja dhe largimi i predhes luftarake të gjetur në afërsi të godinës së njësisë administrative Kolsh, Lezhë.
Kemi patur rrëzimin e një peme në fshatin Gjadër, në rrugën që te tek Kampi i Refugjatëve të ndërtuar nga Qeveria Italiane, e cila është pastruar nga ekipet e MZSH.
Në bashkinë Mirditë raportohet:
Gjatë ditës janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, të shoqëruara në orët e mesditës edhe me breshër.
Problem shqetësues mbetet avancimi i gërryerjes së tokave bujqësore në zonën Zall-Donaj, nga Lumi Fan i Vogël, si dhe rreziku për tubacionin kryesor të furnizimit me ujë të qytetit në zonën e Jezullit.
Gjatë ditës së sotme janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private, konkretisht: Në fshatin Tharrë janë evidentuar rrëshqitje toke që rrezikojnë banesat e shtetasve z. Kurt Cara dhe z. Pellumb Cara; në fshatin Perlat Qendër, lagjja Vadhishtë, është konstatuar rrëshqitje toke në pronën e z. Ndre Gjin Picaku; në fshatin Prosek janë konstatuar rrëshqitje toke në pronat e z. Lek Mark Gjonaj dhe z. Tanush Gjegj Gjonaj; të gjitha në njësinë administrative Kthellë.
Është riaparuar defekti në linjën elektrike në njësinë administrative Fan, kështuqë kemi normalitet në ta gjithë bashkinë Mirditë.
Sipas komunikimeve me Hidrocentralin Qafmolla, aktualisht po shkarkohen 177 m³/s.
Gjatë ditës është ndërhyrë për sistemimin e rrugëve të dëmtuara me këto kapacitete:
1 eskavator; 1 fadromë; 1 kamion; 1 furi-stradë; 10 forca pune
Nga verifikimet e fundit të kryetra nga strukturat e EC të bashkisë , si pasojë e reshjeve të shiut të ditëve të fundit, në disa fshatra janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private.
Në fshatin Tharrë janë evidentuar rrëshqitje toke që rrezikojnë banesat e shtetasve z. Kurt Cara dhe z. Pellumb Cara; në fshatin Perlat Qendër, lagjja Vadhishtë, është konstatuar rrëshqitje toke në pronën e z. Ndre Gjin Picaku; në fshatin Prosek janë konstatuar rrëshqitje toke në pronat e z. Lek Mark Gjonaj dhe z. Tanush Gjegj Gjonaj; të gjitha në njësinë administrative Kthellë.
Nga OSHEE Mirditë raportohet se po punohet për kthimin e energjisë në zonën e njësisë Fan.
Nga DRUK raportohet
Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve,që ka patur mungesë energjie 00:30-06:00, gjithashtu ka patur ndërprerje të furnizimin të hidrovotreve në mënyrë të përsëritur disa herë gjatë ditës, kjo për shkak të defekteve në linjën e transmetimit të OST 110 kV, sipas komunikimeve me OSHEE, me përjashtim të hidrovoreve të Gocaj dhe Grykë Zezë që furnizohen me linjë të abonenteve, (nuk kanë linjë të dytë të veçantë)
Në orët e pasdites jznë evidentuar filtrime të ujit në argjinaturën e lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin, duke rrezikuar çarjen e saj, por i menjëherërshëm ka qenë strukturave të DRUK me 5 mjete kamion privat te tonazhit te larte 20 m3 , 2 mjete eskavator te DRUK; 20 punonje dhe 3 fouritrada pune te DRUK, me prezencën e mbështetjen e Policisë bashkiake.
Kjo situatë është ndjekur nga afër dhe nga Prefekti i Qarkut Lezhë.
Probleme me furnizimin me ujë të pishëm ka vazhduar rregullisht, kurse me energji sipas problematikave të raportuara më lart.
Niveli i lumit Drin vazhdon të ketë ulje që nga mengjesi me rreth 5 cm, kurse lumi Mat ka rritje për shkak të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë.
Probleme me akset rrugore nuk raportohen.