VIDEO/ Aksident me vdekje në rrugën Lushnje-Berat

Aksident me vdekje në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat.

Një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 929 MT ka përplasur një 55 vjeçar këmbësor.

Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes 55-vjeçari nuk ka mundur të jetojë nga plagët.

Viktima është idenfikuar si Enver Pepa 59 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë rrugën automobilistike teksa është përplasur për vdekje nga mjeti tip Benz me drejtues Orgest Kasa, 35 vjeç. Të dy ishin banorë të fshatit Fier-Shegan.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit një 35 vjeçar.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor ‘Berat–Lushnjë’, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.