SYRI TV/ Banorët e Spitallës në protestë: Qeveria të dëgjojë problemet tona, kërkojmë një trotuar dhe ndriçim

Banorët e Spitallës janë ngritur në protestë pasi rruga e re e ndërtuar në këtë zonë është pa ndriçim dhe trotuar. Banorët i bënë thirrje autoriteteve që të kujdesen për problemet e qytetarëve. Në mbështetje të protestës ishte dhe deputeti i PD Igli Cara dhe anëtarja e kryesisë së PD, Ilirjana Kuçana, të cilët janë angazhuar se do të jenë në ndihmë të banorëve deri në zgjidhjen e problemit të tyre.

Nga SYRI TV

Qytetarët e Durrësit vazhdojnë protestat kundër autoriteteve shtetërore, teksa, banorët e Spitallës janë ngritur në protestë pasi tek rruga e re që po ndërtohet mungon trotuari dhe  ndriçimi. Qytetarët u kanë bërë thirrje deputetëve të qarkut të Durrësit, të reagojnë dhe të ngrenë zërin mbi këtë situatë e cila ka kohë pa marrë asnjë përgjigje`.

Në mbështetje të protestës kanë qenë edhe deputeti i PD, Igli Cara dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, të cilët i bënë thirrje autoriteve lokale dhe qëndrore të ndërhyjnë menjëherë për të zgjidhur problematikën e banorëve.

Qytetarët prej disa kohësh kanë kërkuar nga autoritetet zgjidhjen e problemit, por kërkesa e tyre nuk ka marrë kurrë asnjë përgjigje.