Një supergol i Ibraimit dhe portieri Totoshi dërgojnë Elbasanin në çerekfinale, eliminohet Flamurtari
Një gol spektakolar i Donart Ibraimit në minutën e 114-t të ndeshjes i ka dhënë Elbasanit fitoren 2-1 ndaj Flamurtarit dhe biletën për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja u karakterizua nga një lojë shumë e luftuar dhe dramatike. Elbasani arriti të shënonte që në pjesën e parë, duke krijuar përshtypjen se do të kalonte relativisht lehtë kundër vlonjatëve. Por pjesa e dytë ishte e ndryshme: Flamurtari nis me shumë vrull dhe falë përkushtimit të tij shënon golin e barazimit me Oshafin.
Tentativat e vendasve për të gjetur golin vendimtar gjatë minutave të mbetura nuk dhanë rezultat, duke çuar ndeshjen në shtesa. Në fraksionin e parë të shtesës, Flamurtari kishte mundësinë të kalonte në avantazh, falë një penalltie të fituar, por Trashi nuk arriti ta shfrytëzonte, pasi portieri Totoshi realizoi një pritje vendimtare. Më pas, Musta la Elbasanin me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq.
Megjithatë, Elbasani tregoi karakter në shtesën e dytë. Në minutën e 114, Donart Ibraimi realizoi një gol spektakolar që vendosi rezultatin përfundimtar 2-1 dhe siguroi kualifikimin e skuadrës për në tetëshen e Kupës së Shqipërisë.
Kjo fitore i jep Elbasanit një motiv shtesë për të vazhduar garën dhe për të luftuar për një vend të rëndësishëm në fazat e mëtejshme të turneut.