Hoxha: Projekti Smart City i Ramës, pikëpyetje të mëdha për sigurinë e të dhënave të shqiptarëve e jo vetëm
Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me denoncimet e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në intervistën ekskluzive të dhënë për ‘Çim Peka LIVE’.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Hoxhaj u shpreh se, projekti Smart City ka ngritur pikëpyetje shumë të mëdha në lidhje me sigurinë e të dhënave personale.
Sipas gazetarit, i gjithë ky projekt ka dyshime të mëdha se, si është konceptuar, është organizuar dhe pse, është marrë një kredi në Abu Dabi, dhe firma së cilës i është dhënë ky projekt për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, ka dyshime për sigurinë e saj.
‘Sigurisht që e them me një lloj rezerve kur e them, por nuk kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që unë e them me rezervë për arsye etike, por për nga pikëpamja e dokumenteve, me punën që bëjmë së bashku me kolegët e tjerë në stafin e Plug, më besoni që nuk mund të thuash dot ndryshe që kemi të bëjmë me një qeveri, por kemi të bëjmë me një organizatë kriminale.
Ajo që tha Arben Ahmetaj për projektin Smart City është përtej imagjinatës së çdo qytetari shqiptar. Në rregull, duhen patjetër kamera, duhet monitorohet Shqipëria, vendi, për të kapur qoftë edhe ata kriminelët në mes të qytetit...
Përtej kostove ka një një aspekt që është më i rëndësishëm sepse kostoja financiare është e rekuperueshme.
Përtej kostos financiare, që është një problem më vete, që është skandaloze sepse do t'ju jap një detaj përpara se të shkoj tek te elementi tjetër. Kjo kredi që është marrë në Abu Dhabi prej 118 milionë dollarësh, 20% është e falur, është grant. Tani, unë ngre një pikëpyetje, po pse i falin këta 20% të kredisë? Kush t'i fal sot 20% të 120 milionë eurove? Janë afërsisht rreth 20 milionë euro.
Kush t'i fal sot këto 20 milionë euro? Cila është arsyeja? Dhe arsyeja është pikërisht të dhënat tona personale. Por jo vetëm të dhënat tona personale të qytetarëve shqiptarë. Pra ne nuk do të jemi vetëm ne që do të monitorohemi. Do të monitorohen aeroportet ku hyjnë, apo portet, apo çdo pikë doganore, apo çdo rrugë e qytetit, apo çdo resort turistik, apo çdo hotel...
Të vendeve jo anëtare të NATO-s dhe sipas Arben Ahmetajt, kamerat që do të përdoren, teknologjia që do të përdoret është armiqësore. Është armiqësore.
Pra, 10 milionë turistët e Edi Ramës nga vende të ndryshme të Evropës do të jenë nën syrin e Edi Ramës nesër. Do të vëzhgohen nga Edi Rama dhe nga bandat dhe nga të gjithë vendet jo miqësore të NATO-s.
Pra, cili turist, cili biznesmen i huaj do të vijë nesër në Shqipëri për të investuar duke pasur parasysh që ka këtë lloj ndjekje. Dhe ne e dimë që Shqipëria nuk është një vend ku ligji zbatohet në mënyrë të tillë ku mbrojtja e të dhënave personale është e garantuar. Ku qeveria nuk ka mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi të bëjë shantazh me video, me pamje të cilat sigurohen pikërisht nga këto kamera.
Ne e kemi parë se çfarë është e aftë të bëjë kjo qeveri. Vendosi kamerë enkas për të filmuar presidentin e Partisë së Ilir Meta, Partisë së Lirisë, kur ai u arrestua, kur ai u mor zvarrë. Dhe imagjinoni se çfarë do të bëjë me qytetarët e thjeshtë. Do të kenë më mundësi qytetarët të kundërshtojnë drejtësinë, të kundërshtojnë policinë nesër, pasnesër për të drejtat e tyre themelore që ua garanton ligji, kur nga ana tjetër do të ketë qeverinë që mund t'ju bëjë shantazh me fëmijët e tyre kur luajnë te parqet publike, me me prindërit e tyre, me të afërmit e tyre, me këto video. Mund të merren në publik kudo. Ky është problemi më i madh’, u shpreh ndër të tjera gazetari Julian Hoxhaj në SYRI TV.