Kukës, disa fshatra pa energji elektrike, rënie gurësh në akset nacionale

Në qarkun e Kukësit, disa fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për disa fshatra të Njësisë Administrative Bytyç, konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë; fshatrave Llugaj dhe Pac të Njësisë Administrative Llugaj; si dhe fshatit Çerem të Njësisë Administrative Margegaj, bashkia Tropojë.

Ndërkohë, zonat e ulëta të Kukësit vijojnë të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut.

Si pasojë, rrugët nacionale dhe ato bashkiake mbeten problematike, për shkak të rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe bllokimeve në disa segmente.