Bllokohet Rruga e Arbrit, Disa km vargu i makinave! Disa përfunduan në kanal,shkak ngrica e bora
Një situatë problematike është konstatuar pasditen e sotme tek tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit për shkak të reshjeve të borës dhe breshërit që përfshiu vendin tonë pasditen e sotme.
Qindra mjete janë të bllokuara, pasi në daljen e tunelit deri tek Ura e Vashës në Njësinë Administarive Xibër ka borë.
Vargu i makinave nga Ura e Vashës tek tuneli i Murrizit arrin në disa kilometra.
Rruga e Arbrit është bllokuar në të dyja kahet për shkak dhe disa makina të cilat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Makinat nuk kanë qenë të pajisur me goma dimërore.
Ndërhyrja e borëpastrueseve është e pamundur për shkak se të dyja akset janë të bllokuara nga vargu i gjatë i makinave.