Abuzimi 190 mln euro, tuneli i Llogarasë fut ujë në të katër anët, Syri TV sjell pamjet
Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin prej ditësh kanë nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punimeve në tunelit të Llogarasë, projekt i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 190 milionë euro.
Syri Tv sjell videon ku dukte qartë uji që futet në tunel nga të gjitha anët.
Nga përgjimet e dosjes Balluku doli në pah një fakt alarmant ku përfaqësuesi i kompanisë mbikqyrëse të punimeve i shkruante i alarmuar ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi për cilësinë e punimeve në tunel. Kryeministri Rama u përpoq ta kalonte me ironi pyetjen e Syri TV për këtë çështje ku tha se në vend të hekurit, për ndërtimin e tunelit janë përdorur zhavorr i përzier me bar të thatë.