Pogradec/ Evakuohen 5 familje, shkak shkarja e dherave dhe vërshimi i ujit të lumit Verdovë
Pesë familje janë evakuuar në territorin e Bashkisë Pogradec si pasojë e shkarjeve të dheut dhe gërryerjes nga vërshimi i ujit të lumit Verdovë.
Sipas të dhënave zyrtare, një familje është evakuuar nga fshati Çeravë për shkak të shkarjes së dheut dhe tre familje në fshatin Dardhas po për të njëjtën arsye, ndërsa një familje në fshatin Verdovë është detyruar të largohet nga banesa për shkak të gryerjes së shkaktuar nga vërshimi i ujit të lumit.
Të gjitha familjet e evakuuara janë sistemuar në banesa të siguruara nga Bashkia Pogradec.