Reshje të dendura bore në Kukës, rritet rreziku për përkeqësim të kushteve të qarkullimit
Kanë nisur reshje të dendura bore në zonat e larta malore të qarkut të Kukësit, duke krijuar mundësinë për rritjen e riskut të përkeqësimit të kushteve të qarkullimit. Reshjet janë regjistruar fillimisht në zonën e Shishtavecit, ndërsa borë ka rënë edhe në segmentin e rrugës nacionale Kukës – Shishtavec, konkretisht në Ura e Kollovozit.
Ndërkohë, në zonat e ulëta të Kukësit, reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të ulët, pa shkaktuar problematika të menjëhershme për qarkullimin e mjeteve.
Reshjet e mëtejshme të borës dhe shiu mund të krijojnë vështirësi në disa segmente rrugore, ndaj autoritetet apelojnë për kujdes gjatë udhëtimeve, veçanërisht në akset malore.