Protesta e 24 janarit/ Berisha: Njerëzit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Shqipëria nuk do ti shohë më me sy

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e 24 janarit do të ketë një kërkesë të qartë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se Shqipëria ka arritur një pikë ku nuk mund ta tolerojë më këtë qeverisje dhe se Rama ka fituar urrejtjen e thellë të popullit. Berisha shpjegoi se ndryshe nga të tjerët, ai është gjithmonë transparent me veprimet e tij dhe do t'i informojë qytetarët për detajet e protestës në kohën e duhur.

Ai u shpreh se kjo protestë do të jetë një kërkesë direkte për largimin e Ramës nga pushteti, duke e parë këtë si një mundësi për t’i dhënë fund një regjimi të refuzuar nga shumica e shqiptarëve.

Fjala e tij: 

 Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat.
 Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t'i shohë me, nuk do më t'i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe.