Berisha: Njerëzit këtu i sjell revolta e brendshme, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij ...

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, theksoi se protestat masive janë pasojë e një revolte të brendshme dhe urrejtje të thellë që qytetarët kanë ndaj pushtetit të Edi Ramës dhe klanit të tij.

Ai theksoi se mospjesëmarrja e disa individëve të opozitës në protestat e fundit nuk është pengesë për qëllimin e madh: luftën kundër "të keqes" që ai e identifikon me Rilindjen dhe Edi Ramën.

Berisha ftoi të gjithë ata që janë të vendosur për të luftuar këtë pushtet të bashkohen, duke theksuar se njerëzit i sjellin në protesta revolta e brendshme dhe urrejtja për figura si Lubin Babuku dhe Linda Rama.

Fjala e tij:

Pyetje: Zoti Berisha, pse nuk po arrijnë të gjitha partitë opozitare që të mblidhen në një protestë të vetme? Po t'i shohim, të gjitha partitë opozitare denoncojnë dosjen Balluku, dosjen e Ashqit, por nuk po arrijnë që të kenë të jenë së bashku në një protestë. 

Tani të marrim, të marrim kështu po. Dje ishte një forum, të themi një takim i gjerë, shumë i gjerë, i të gjitha forcave politike, personaliteteve të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave, personalitete me reputacion, të cilët janë të gatshëm ose janë të vendosur në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama. Pra, ajo që patë ju dje, aty u mblodhën të gjithë ata të cilët janë të vendosur të luftojnë të keqen që quhet Edi Rama. 
Pyetje: Por munguan, zoti Lapaj...
Sali Berisha: Prit një minutë. Mungoi Lapaj, i cili, të cilin unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave. Për të tjerët, në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë.
Pyetje: Zoti Berisha, do t'i vendosni ndonjë kuotë deputetëve ose njerëzve që kanë poste në Partinë Demokratike për të sjellë njerëz në protestë apo...
Sali Berisha: Njerëzit siç e pa, siç e patë ju, u mbush Tirana me njerëzit. Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij, komplet siç është rasti i, se nuk është më pak ajo si quhej ajo, Sesilia e Maduros. Sesilia quhej ajo? Po. Po, më pak nuk është më pak. Edhe Linda e Surrelit, aty afër është, sepse dhe ajo i fut duart në tendera, në gjëra kështu, a kupton apo jo.