FOTOLAJM/ Na ishte dikur një Mustafa Nano, që pozonte i lumtur përkrah Sali Berishës!

Mustafa Nano është një nga analistët më të njohur në vend, pavarësisht se kohët e fundit në fakt ai është shndërruar në “historian i lirë” dhe është kapur pikërisht pas diamantit të historisë shqiptare, Gjergj Kastriotit. Aktualisht duke hedhur teza për gjakun shqiptar të përzier me atë serb  të Skënderbeut, Nano po shet mirë famë dhe libra.

 Por emrin “e madh” Mustafa Nano e ka marrë shumë kohë më parë, që në vitin 1997, kur Koço Kokëdhima e pajtoi si analist në gazetën Shekulli, ku “ju qep” me shkrime Sali Berishës më së shumti.

Por edhe përpara kësaj ka një kohë tjetër, që e sjell kjo fotografi që po botojmë sot; Mustafa Nano ka qenë mjaft afër Sali Berishës në fillim të viteve 90-të, kur ishte një nga themeluesit e degës së PD-së në Skrapar dhe më pas kur erdhën në pushtet, u katapultua diplomat, duke shërbyer në Beograd.

Muçi siç e njohin të gjithë në rrethet gazetareske, edhe vetë e pranon në rrethe të ngushta se ja ka për borxh Berishës karrierën e tij të shkëlqyer në Tiranë, veçanërisht për atë pjesë dhe kohë kur harxhoi mijëra faqe gazetash, duke e sulmuar dhe denigruar.

Kjo është jeta; ka qenë një kohë kur Mustafa Nano hante bukë në gazetari duke sharë Berishën, por ka qenë edhe një kohë tjetër, kur ai pozonte i lumtur përkrah tij...

Syri.net