'Këtu nuk punojnë për ne, kryetari punon vetëm për veten'/ Banorët e Bishanit të zhytur në ujë, pa asnjë reagim nga komuna
Në fshatin Bishan, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë shqetësuese. Banorët po hasin vështirësi të mëdha nga pranija e ujit, ndërsa automjetet nuk mund të kalojnë dot. Ata hedhin akuza ndaj kryetarit të komunës së Novoselës, Kanan Shakaj, për neglizhencë, duke thënë se ai ka ruajtur bizneset e tij për 32 vjet dhe nuk ka pastruar kanalet, çka ka çuar në përmbytje dhe dëme të mëdha në shtëpitë e tyre.
Një banor 85-vjeçar i Bishanit shprehet: "Më është bërë dëm në ushqimin e bagëtive, dhe në këtë moshë nuk duhet të isha në këtë situatë."
Një tjetër banor thotë: "Këtu nuk punojnë për ne, kryetari i komunës punon vetëm për veten e tij. Kanali na mbyti, ata nuk na shikojnë fare. Jemi të gjithë në ujë, nuk ka asnjë kanalizim dhe ato që janë janë të bllokuar."
Një qytetar tjetër shton: "Nuk kemi ku ankohemi, qeveria nuk ka ardhur. Erdhi Mersini, por fshtarin e duan vetëm për vota. Shpërthimi i ujit ka mbushur shtëpinë, burrin e kam invalid dhe fëmijët i largova."
Banorët janë të shqetësuar për mungesën e ndihmës dhe pasojat që do të shkaktohen nëse nuk ndërhyhet urgjentisht. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet dhe kërkojnë që të ndërmerren masa për pastrimin e kanaleve dhe për të parandaluar përmbytjet e ardhshme dhe të dëmshpërbehen për dëmet e tyre.