Përroi i Zaranikës dhe i Paprit prurje mbi mesatare, rrezik për përmbytje në qarkun Elbasan

Përgjatë natës, në qarkun Elbasan kanë vazhduar reshjet e shiu të karakterizuara nga intensitet të ulët dhe sporadik. Edhe mëngjesin e sotëm, këto reshje kanë vazhduar me të njëjtin intensitet.

Lumi Shkumbin ka prurje mbi mesataren e tij, duke paraqitur një situatë problematike në disa zona. Këto prurje të larta kanë rritur rrezikun për përmbytje, veçanërisht në rajonet afër brigjeve të lumit.

 
Njoftimi:

Në qarkun Elbasan gjatë natës kanë rënë reshje shiu sporadike me intensitet të ulët. Edhe mëngjesin e sotëm, reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet. Situata deri në këto momente paraqitet pa probleme.

Në aksin rrugor nacional Elbasan-Qerret, në vendin e quajtur Dragostunjë, ka pasur ndërhyrje rreth orës 03:00 nga firma kontraktuese për pastrimin e aksit nga një masiv dheu. Pas ndërhyrjes, qarkullimi vijon normalisht.

Prurjet e lumit Shkumbin janë mbi mesataren e tij, por deri tani nuk paraqesin probleme. Po ashtu, edhe perroi i Zaranikës dhe i Paprit janë në nivele normale.

Vijojnë shkarkimet nga HEC-i i Banjës që, që prej mesditës së djeshme, kanë arritur nivele të larta. Në orën 09:00 pritet një rritje e mëtejshme në shkarkime, që do të arrijnë në 290 m3/sek, dhe së bashku me prodhimin do të jenë 390 m3/sek.

Janë njoftuar bashkitë Cerrik dhe Belsh për të qenë në gatishmëri në zonën ku kalon lumi Devoll, për të ndërhyrë në rast të mundshëm të përmbytjeve.