Pamjet e frikshme nga Vlora/ Masivi shkëmbor shkëputet nga mali, zhduk trasenë e rrugës
Situata e motit të keq ka marrë përmasa alarmante në zonën e Lumit të Vlorës. Pamje tronditëse të publikuara së fundmi tregojnë momentin dramatik kur një masiv i tërë shkëmbor shkëputet nga mali, duke u shembur mbi aksin rrugor Matogjin–Bashaj dhe duke e zhdukur plotësisht trasenë e rrugës.
Si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut dhe shkëmbinjve, qarkullimi në këtë segment është ndërprerë totalisht, duke izoluar banorët e zonës. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të vlerësuar rrezikun e mundshëm për shembje të tjera.