Ricci dhe Jashari, lojtarët ‘e zhdukur’ të Milanit, Allegri nuk po u jep hapësirë
Samuele Ricci dhe Ardon Jashari po kalojnë një periudhë të vështirë te Milani, pasi po gjejnë shumë pak hapësirë në fushë. Jashari, i rikuperuar plotësisht pas dëmtimit, ka luajtur vetëm 20 minuta në 9 ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa Ricci ka grumbulluar vetëm 52 minuta në 4 ndeshjet e fundit të Serie A. Në sfidën e fundit ndaj Genoas, të dy qëndruan në pankinë pa u aktivizuar.
Trajneri Max Allegri ka ndërtuar një mesfushë titullare të qëndrueshme, të përbërë nga Luka Modric, Adrien Rabiot dhe Youssouf Fofana, ndërsa Loftus-Cheek mbetet alternativa e parë për të zëvendësuar ndonjërin prej tyre. Kjo situatë ka bërë që Ricci dhe Jashari të kenë rol vetëm si zëvendësues, duke vështirësuar mundësinë për të treguar potencialin e tyre.
Situata bëhet edhe më shqetësuese duke marrë parasysh se Milan ka shpenzuar rreth 60 milionë euro gjatë merkatos verore për dy mesfushorët, një investim që deri tani nuk ka sjellë rezultatet e pritura në fushë. Pyetja që lind është: pse Ricci dhe Jashari po gjejnë kaq pak hapësirë dhe a mund të bëhej më shumë për t’i integruar ata në skuadër?
Për momentin, të dy lojtarët duhet të presin shansin e tyre, ndërsa Milani vazhdon të mbështetet tek mesfusha e tij e konsoliduar për të arritur objektivat e sezonit.