Shembja e unazës së Burrelit, denoncimi tek Berisha: Projektuesja e akuzuar për mashtrim. Motra e saj në SPAK për korrupsion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim me të dhëna të reja mbi Unazën e Burrelit, që u shemb sot. Sipas kryedemokratit, kjo rrugë ka si projektuese Ana Nishkun e akuzuar për mashtrim me ish-kryetarin e Bashkisë Bulqizë Lefter Alla.
“Projektuesja e Unazës së Burrelit është Arabel-Studio me pronare Ana Nishku disa herë e akuzuar për mashtrim me ish-kryetarin e Bashkisë Bulqize Lefter Alla.
Motra e saj Yllka Nishku sot e akuzuar me Benet Becin, ndërsa babai nje mashtrues i mikrokredive!, shkruan Berisha.
Reagimi i plote i kreut te PD, Sali Berisha:
Të dhëna të reja për Unazën elektorale të Burrelit!
Shikoni fotot lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Projektuesja e Unazes se Burrelit eshte Arabel-Studio me pronare Ana Nishku disa here e akuzuar per mashtrim me ish Kryetarin e Bashkise Bulqize Lefter Alla, motra e saj Yllka Nishku sot e akuzuar me Benet Becin, ndersa babai nje mashtrues i mikrokredive!
Sipas tabelës rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja.