‘Këneta nën ujë, kukulla e Bashkisë në vaskë’/ Protestuesit ironizojnë kryebashkiaken Sako: Turp për qeverinë!

Durrsakët kanë dalë sërish në protestë këtë të premte, 9 janar, teksa i gjithë qarku përballet me përmbytje ndërsa mijëra banesa ndodhen nën ujë.

Në tubimin para Bashkisë së Durrësit, qytetarët kanë protestuar me pankarta në duar ku nuk kanë kursyer as ironinë për kryebashkiaken Emirjana Sako.

‘Pasqyrë moj pasqyrë...kush është më e bukura në Durrës’, thuhet në një nga pankartat e protestuesve, ku tregohet me ironi dy anët e kryebashkiakes Sako, njëra brenda qelisë dhe tjetra në vaskë, ndërsa Durrësi i përmbytur totalisht.

‘Banorët e Kënetës nën ujë nga shiu, dhe kukulla e Bashkisë në Santa Turke’, shkruhet në një banderolë tjetër të protestuesve.

Pavarësisht reshjeve që vijojnë ende për të disatën ditë në të gjithë vendin, shiu nuk i ka penguar banorët e Durrësit të ngihen kundër qeverisë, të cilën e konsiderojnë turp, pasi përmbytjet janë pasqyra më e mirë e vjedhjet së taksave të durrsakëve.

Edhe të enjten e 8 janarit, qytetarët marshuan drejt Bashkisë së Durrësit, duke denoncuar përmbytjet e përsëritura, mospastrimin e kanaleve kulluese dhe mosveprimin e institucioneve. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime të forta: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”, ndërsa thirrjet “Na u bashkoni!” dhe “Durrësi skenë krimi!” dëgjoheshin gjatë gjithë marshimit.

Banorët akuzuan kryetaren e Bashkisë, Emiriana Sako, dhe qeverinë për papërgjegjshmëri dhe korrupsion. Një qytetar i ri me aftësi të kufizuara u shpreh:

Protesta përfundoi pas dy orësh marshimi, me qytetarët që lanë një mesazh të qartë: ata nuk do të ndalen derisa drejtuesit e Bashkisë dhe qeveria të japin llogari, si dhe të sigurojnë zgjidhje për përmbytjet dhe për sigurinë e qytetit.