Nga Ermal Hasimja tek Flor Binaj, Ola Xama e profesor Susaj! Aktivistët dhe intelektualët që u bashkuan ‘për të rrëzuar Ramën’
Intelektualë dhe aktivistë të njohur të shoqërisë civile, iu bashkuan tryezës së thirrur nga kryetari i PD-së Sali Berisha për tu bashkuar në një front të vetëm kundër të keqes që është Edi Rama me klikën e tij dhe për të reaguar përballë kësaj emergjence kombëtare.
“Ne po qeverisemi nga njerëz antikombëtarë. Nga antivlera, nga antimoral. Kjo është e vërteta. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, se flasim shumë për fondet, por na vjedhin të ardhmen e kalamajve tanë” tha Ilir Alimehmeti mjek, pedago Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Të pranishëm në këtë tryezë si front i bashkuar ishin personalitete të cilët ngrejnë zërin për ti thënë ndal këtij keqmenaxhimi, vjedhjeje dhe korrupsion dhe rrëzimin e këtij rregjimi që ka kapur shtetin.
Kush ishin të pranishëm në tryezë?
Neritan Liçaj – Aktor, aktivist I shoqërisë civili ngriti zërin për një reformatim ideologjik drejt një të djathte konservatore dhe një angazhim të drejtpërdrejtë me qytetarët, sepse
“ Shqipëria nuk është e vjedhur. Shqipëria është e bastisur. Hajduti të vjedh paratë dhe mjetet me, ato gjërat me vlerë në shtëpi. Kurse këta e kanë vjedhur, kanë thyer dhe ato që s'të duhen, i kanë zhvatur edhe suvanë dhe e kanë djegur Shqipërinë. Shqipëria është në anarki moderne. Asgjë nuk funksionon”
Ergys Muzhaqi, aktivist dhe ekspert I sigurisë propozoi ngritjen e një structure brenda PD-së, e ngjashme me modelin "Brain Gain", e cila “do të kishte mundësi të katalizonte energjinë pozitive të gjithë përfaqësuesve të komuniteteve fetare që dëshirojnë të angazhohen në kontributin e tyre
Muzhaqi propozon ‘bashkimin në një front të vetëm të përbashkuar kundër të keqes që është Edi Rama me klikën e tij’
Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi tha se krimi i organizuar, mafia ka shtrirë tentakulat e tij në këtë sektor jetik, atë ushqimor duke shkatërruar konkurrencën e ndershme dhe duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve.
“Ka plot biznese të konsoliduara në treg të cilat janë të kërcënuar, të shantazhuar. Disa kanë falimentuar duke zgjedhur të ikin në heshtje. Pak javë më parë, na mësuam se një biznesmen u mor peng nga shtëpia e tij dhe u dërgua tek bandat. Ne jemi kthyer në një Sinaloa ku ligjin e bën i forti. Ky vend është lënë nën menaxhimin dhe sundimin e mafies dhe ne si biznes që nuk kemi asnjë lidhje me atë botë, vuajmë çdo ditë pasojat.
Aktivistja Erisa Bajaziti, foli për ndërgjegjësim dhe sakrificë përballë krizave që po përjeton vendi. Një qeveri e shkëputur nga realiteti i qytetarëve dhe nga ana tjetër njerëzit që përballen me përmbytje, humbje pronash dhe pasiguri për të ardhmen.
“Nëse heshtim, atëherë nesër nuk kemi as fytyrë dhe nuk do të kemi as kurajon t'i dalim shqiptarëve përballë. Nëse nuk e bëjmë ne, nëse heshtim, atëherë nesër nuk kemi as fytyrë dhe nuk do të kemi as kurajon t'i dalim shqiptarëve përballë, t'i dalim familjes tonë përballë”
Pastori Akil Pano tha se regjimi ka shtrirë tentakulat në çdo sektor, "vetëm uniteti e rrëzon"
Për aktivistin e shoqërisë civile dhe politologut Ermal Hasimja duke bërë një analizë të thelluar të situatës politike në Shqipëri tha e e vetmja formulë për të mposhtur pushtetin është bashkëpunimi I PD-së me partitë e reja dhe të vogla.
"Për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe nga ana tjetër pastaj t'i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Çfarë kuptimi ka kjo? Në qoftë se PD-ja është e sinqertë tek bashkëpunimi, unë mendoj dhe është akoma në kohë, dhe hapi i parë është bërë sepse në këtë moment nuk është bashkëpunuese, e ka pezulluar bashkëpunimin, me sa di unë në parlament, le ta vazhdojë këtë edhe një hap më tutje"
Edhe aktivisti dhe aktori i njohur, Florjan Binaj ngriti zërin për bashkëpunim. ‘ Mjaft kërkuam dallimet’
Sepse betejat tona duhet ti bëjmë vetë
‘Në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi të ndryshëm dhe mos të presim nga njëri-tjetri që unë do bashkëpunoj me ty po more ti formën time ose unë formën tënde e të tjera me radhë”
Edhe Iva Grillo, aktiviste dhe përfaqësuese e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ka bërë një thirrje të fortë për unifikimin e opozitës dhe të gjithë faktorëve shoqërorë në Shqipëri për të krijuar një front të përbashkët kundër qeverisë aktuale, të cilën e cilësoi si një "regjim që ka kapur komplet shtetin"
Profesori dhe publicisti Lush Susaj theksoi nevojën urgjente për të gjetur një rrugë të përbashkët
“Ka ardhur koha t'i dëshmojmë botës pasojat e qeverisjes marksiste te një vend i vogël, por edhe të vendeve të mëdha, të cilat i dehumanizon e i shkatërron, sepse aty mbjell korrupsionin dhe injorancën administrative”
Edmond Çata, doktor shkencash politike kthyer në Shqipëri në 2009 propozoi rrugwt si mund të rrëzohet Edi Rama.
“Dy janë rrugët. Njëra përmes protestës dhe tjetra përmes lëvizjes politiko juridike”
Aktivisti i pavarur Andi Tepelena duhet të shpallet një datë për një protestë kombëtare jo partike për të hedhur poshtë Ramën këtë ‘antishqiptar i tërbuar’
Sepse ‘kur thuprat bëhen bashkë askush nuk i thyen dot’
Aktorja e njohur Adriana Tolka e cila ka filluar angazhimin e saj si qytetare në jetën politike në mbrojtje të kauzës së Teatrit Kombëtar dhe deri më sot nuk kam reshtur theksoi se përballë kësaj situate "Interesi i përbashkët për rrëzimin e qeverisë nuk duhet të mbytet nga interesat personale"
Tryezës nuk i munguan as gazetarja e njohur me investigimet e saj Ola Xama, Beti Njuma, gazetare, Basir Çollaku, gazetar, si dhe Zef Gjonaj iniciator i Kuvendit të veriut të Shqipërisë dhe të gjithë trojeve shqiptare, Iliaz Mehmetaj sipërmarrës, Albert Nasto përfaqësues I shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, Blerina Gjyriqi pwrfaqwsuese e shoqatës së biznesit, Meri Lika, eksperte ekonomie, Lindita Komani, nga Instituti Konservator Shqiptar, Shpend Gashi pedagog, Denisa Kele, pedagoge në fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit
Është koha për zgjidhje
‘Nuk i bën askush tjetër për ne. Edhe duke sakrifikuar’ kujtoi Neranxi