Pas Neymarit, Barcelonës i largohet një tjetër lojtar. Marrëveshje me klubin e ri

Munir El Haddadi do largohet nga ‘Camp Nou” pasi ka arritur marrëvshjen me klubin e Romës.

Sipas burimeve të përditshmes spanjolle “Sport”, tashmë klubi italian pritet t’i japë fund negociatave me Barcelonën, shkruan SYRI.net.

Sulmuesi i Spanjës, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Valencia, pritet të shitet për 15 milionë euro.

Kujtojmë që Munir ka pasur oferta edhe nga Ajax dhe Zenit St Petersburg, por ka zgjedhur që sezonin e ardhshëm të luajë në Serie A.

/ SYRI.net /