EMRI/ Grabiti me dhunë marketin në Yzberisht, arrestohet autori i dyshuar
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Intervent”, duke arrestuar 40-vjeçarin Elkjer Tafciu, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në një market në Yzberisht, gjatë së cilës kërcënoi punonjësen me thikë.
Tafciu, me precedent penal për vjedhje me dhunë, u kap në Rrugën e Qelqit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një hetimi intensiv për zbardhjen e ngjarjes. Punonjësja e marketit, e cila u lëndua në dorë gjatë përpjekjes për të ndaluar sulmin, mori ndihmë mjekësore dhe u largua nga spitali.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervent”.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.
I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.
Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.
Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.