Kurbin/ Çarja e argjinaturës së Drojës lë nën ujë dhjetëra banesa e sipërfaqe

Në fshatrat Adriatik, Golem dhe Patok, në Kurbin, niveli i ujit është rritur.

Kjo si pasojë e çarjes së argjinaturës në krahun e Durrësit. Fushë-Kuqja, sipas Emergjencave Civile, po mbahet nën monitorim të shtuar, pasi është njësia administrative më e rrezikuar.

Ndërsa në disa lagje dhe toka bujqësore në Gjorëm të Mamurrasit, ujërat kanë nisur të tërhiqen. Puna për riparimin e argjinaturës po vijon, ndërkohë që nga grykëderdhjet e përrenjve po hiqen inertet.

Njëkohësisht po rehabilitohet rruga Tugve në Gjorëm dhe po punohet për sistemimin e segmentit Skuraj-Vinjollë.