", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/09/auto_dfdd1767960272.jpg", "width": 900, "height": 576 } }

Von der Leyen vizitë në Damask, takim me presidentin sirian: Evropa do të mbështesë rindërtimin e vendit

Presidenti sirian, Mohammed al-Sharaa ka pritur këtë të premte në Damask presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.  Von der Leyen po viziton rajonin së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Sot në Damask me Anthony Costa-n. Pas dekadash frike dhe heshtjeje, sirianët kanë nisur një udhëtim të gjatë drejt shpresës dhe ripërtëritjes.

“Evropa do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Sirisë”, shkroi ajo në një postim.

Takimi me presidentin sirian zhvillohet në një kohë kur përleshjet me forcat militante kurde kanë ndodhur në Aleppo, qytetin e madh në veri të vendit, ditët e fundit.

Të enjten, në një deklaratë të përbashkët pas takimeve të tyre në Aman, BE-ja dhe Jordania u zotuan se do të vazhdojnë të punojnë për të mbështetur një tranzicion paqësor dhe gjithëpërfshirës në Siri.

Vendi është përfshirë në një tranzicion delikat që kur pas rrëzimit nga pushteti i Bashar al-Assad një vit më parë, pas një lufte civile gati 14-vjeçare.

Bashkimi Evropian hoqi më 20 maj të gjitha sanksionet ekonomike që kishte vendosur nën regjimin e Asadit. Disa komisionerë evropianë kanë udhëtuar tashmë në Damask që nga rënia e Asadit, çdo herë duke njoftuar programe të ndryshme ndihme për vendin që është shkatërruar pas viteve të tëra lufte.