VIDEO/ Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj, mbi 100 banorë të izoluar
Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në fshatin Bashaj, duke dëmtuar rëndë rrugën lidhëse të fshatit me pjesën tjetër të zonës. Si pasojë, mbi 100 banorë kanë mbetur të izoluar, pa mundësi qarkullimi.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të hapur rrugën dhe për t’u lidhur sa më shpejt me zonat e tjera.
Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohet situata problematike, ndërsa autoritetet janë vënë në dijeni dhe pritet ndërhyrja e grupeve të emergjencës.