Partizani prezanton zyrtarisht drejtorin e ri sportiv
Agim Ibraimi është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Partizanit.
Ibraimi u largua në fundin e sezonit të kaluar nga Tirana pas një viti ku kishte ai në dorë drejtimin e bardhebluve duke ndërtuar skuadrën kryeqytetase.
Tashmë ai vjen te klubi tjetër kryeqytetas, te rivalët e përjetshëm të bardhebluve.
Njoftimi i plotë i Partizanit
“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37-vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës”.