Plagosi me thikë bashkëmoshatarin pas një konflikti, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar operacionin e koduar “Catch”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. R., 19 vjeç.

Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.