Rama ia jep oligarkëve rus?/ Shpërthen Cakrani, kërcënon këdo që i prek tokat në Karavasta: Do behem kaçak

Avokati  Kujtim Cakrani i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV mwe moderatorin Flavio Qarri ka kërcënuar se do të jetë kundër kujtdo që tenton të investojë në tokat e familjes së tij në Karavasta, duke përmendur emra konkretë dhe duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë.

"Nuk ka shans Edi Rama me oligarkët e tij që t'i japi tokat e mia, të familjes time, të firmëtarit të pavarësisë që ka lënë kockat për këtë vend, t'ia japi oligarkëve rusë," deklaroi Cakrani.

Duke përmendur emrat Ilir Trebicka dhe Deripaska, ai shtoi me tone të ashpra: "Do ta heq kostumin dhe kollaron dhe do bëhem kaçak vetëm për ata. Vetëm për ata dhe plumbin n'ballë do t'u fus. Kaq. Po ua them troç këtu në media."

Ky shpërthim erdhi gjatë një diskutimi që nisi me skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale.

Deputeti Sajmir Korreshi, si ish-drejtues në zonë, zbuloi se kishte bllokuar më herët tentativat për të ndryshuar statusin e tokës nga "produktive" në "improduktive", një manovër që sipas tij, synonte hapjen e rrugës për ndërtimin e parqeve fotovoltaikë.

Ai denoncoi gjithashtu rastet për tjetërsim prone, duke përmendur një kallëzim penal të bërë prej tij për 1000 hektarë tokë në zonën e Semanit në Fier, të cilat janë në rrezik për tu tjetërsuar në mënyrë abuzive. Në kulmin e debatit, Cakrani kritikoi ashpër edhe deputetët e opozitës, duke i quajtur "memecë" për heshtjen e tyre ndaj ligjit për investimet strategjike. Sipas tij, opozita duhej ta kishte dërguar prej kohësh këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai po përdoret për të "vjedhur shqiptarët dhe pronarët".

Cakrani: 

Unë ja po e them këtu përpara, përpara teje dhe publikut. Nuk ka shanse, po nuk ka asnjë lloj shansi, as Ilir Trebicka, as Deripaska të investojë te tokat e mia. Ta dinë, ta dijë Ilir Trebicka dhe kushdo, sepse unë thashë dhe një herë tjetër, do ta heq kostumin dhe kollaron dhe do bëhem kaçak vetëm për ata. Vetëm për ata dhe plumbin n'ballë do t'u fus. Kaq. Po ua them troç këtu në media.

Nuk ka shans Edi Rama me oligarkët e tij që t'i japi tokat e mia, të familjes time, të firmëtarit të pavarësisë që ka lënë kockat për këtë vend, t'ia japi oligarkëve rusë.

Nuk ka asnjë shans. Thashë dhe një herë, Ilir Trebicka, Deripaska, dhe kushdo tjetër do vijë në Karavasta të investojë, do marri plumbin n'ballit. Mbajeni mend çfarë po ju them. Mbajeni mend mirë. Sepse dhe ju deputetët jeni memec për të folur për këto gjëra.

Ja ua them edhe ju se dhe me ju jam shumë i acaruar. Dhe me ju jam shumë i acaruar sepse duhet ta merrni ligjin, pesë vite i ka ai ligj, investime strategjike, për të vjedhur shqiptarët dhe pronarët. Duhet ta kishit çuar në Gjykatën Kushtetuese. Po pesë vite e kishe ai ligj. Dhe ju i keni grupet juridike, duhet ta kishit çuar në Gjykatën Kushtetuese.