Reshjet në Qarkun e Korçës/ Bashkitë Maliq dhe Pogradec më problematike

Si pasojë e reshjeve të borës dhe shiut në Qarkun e Korçës, situata paraqitet përgjithësisht e menaxhueshme, por me problematika të theksuara në disa bashki.

Zonat më problematike aktualisht janë Bashkia Maliq dhe Bashkia Pogradec, ku janë evidentuar përmbytje, rrëshqitje dherash, dëmtime rrugore dhe vështirësi në qarkullim. Në Bashkinë Devoll situata ka qenë e rënduar, por aktualisht është drejt stabilizimit.

Bashkitë e tjera të qarkut paraqiten me problematika të moderuara ose pa rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi:

Gjatë dites në Qarkun Korçë kanë rënë reshje  bore me intensitet të alternuar dhe të ndryshëm sipas zonave. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha strukturat përgjegjëse.

🔸️Bashkia Kolonjë
Ka pasur reshje bore me intervale.
Qarkullimi në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë vijon normal, borepastrueset janë në terren.
Në vendin e quajtur Gropat e Gëlqeres (rreth 5 km nga Erseka, aksi Ersekë–Leskovik) ka rrëshqitje të pjesshme të rrugës është vendosur sinjalistika dhe po mbahet shërbim policie.

🔸️Bashkia Maliq
Lumi Devoll ka dalë në një pikë nga shtrati i argjinaturës në Sheqeras, duke shkaktuar përmbytje në Fushën e Maliqit.
Niveli i lumit Dunavec aktualisht eshte ne renie ska rezik.
Në aksin Maliq–Lozhan (Senisht) pati bllokim aksi u pastrua, por ka dëmtim në trupin e rrugës.
Në Mesmal ka rrëshqitje dherash me bllokim rruge vijohet puna per pastrimin e inerteve.
Në Lozhan  Lartë pati renie gurësh, u ndërhy nga bashkia.
Strukturat e bashkisë vijojnë punën dhe  monitorimin.
Në Njësinë Administrative Pirg pati aktivizim rrëshqitjeje në fshatin Kakaç.
Rezervuarët janë nën monitorim vijon i hapur lëshuesi katastrofik në Leminot pas arritjes së kuotës maksimale.

🔸️Bashkia Korçë
Rruga për në Denas mbetet problematike nga situata e mëparshme, por niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe nuk paraqet rrezik për banesat, strukturat e bashkisë po marrin masa.
Pati bllokim te segmentit Shtylle Panarit dhe u nderhy me mjetin e bashkise, rruga aktualisht është e kalueshme.

🔸️Bashkia Devoll
Situata më e rënduar paraqitet në Nj.A. Proger (fshatrat Proger, Maqurisht, Cangonj, Shyec) për shkak të rritjes së prurjeve, aktualisht niveli i ujit është në rënie dhe situata është stabilizuar.
Në fshatin Vidohovë, Nj.A. Miras, ka patur bllokim rruge nga rrëshqitje dherash, u punua për largimin e inerteve.
Njësitë e tjera paraqiten pa probleme.

🔸️Bashkia Pogradec
Nj.A. Dardhas rruga për në fshat është e pakalueshme, u vijua me mjetin eskavator per krijimin e hapjes se bypass-it dhe puna do vijojë nesër.
Nivelet e lumenjve Rëmenj dhe Verdovë janë në renie, u ndërhy me mjet fadrome për heqjen e inerteve nga shtrati u prish e njëure e nje banese e cila bllokonte rjedhen e ujit, lumi I qytetit ka renie te nivelit po shkon drejte stabilizimit.  Në zonën e unazës së qytetit,  qarkullimi është kufizuar në një korsi.
Nj.A. Çërravë: lumi i fshatit ka renie te nivelit sraportohen dëme.
Ka rrëshqitje ne Nj.A. Proptisht u morën masa për hapjen e tyre.

🔸️Bashkia Pustec 
MZSH Pustec ka ndërhyrë për largimin e ujit nga një bodrum banese në fshatin Pustec.
Nuk raportohen problematika.

Akset rrugore (ARRSH) Drejtoria Qendër Lindje 
Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik vijojne reshje bore po kryhet pastrim dhe kriposja jane te kalueshme pa probleme.
Maliq–Kufi Gramsh  pati  rënie gurësh dhe inertesh u  kryhe pastrim.
Korçë–Voskopojë po vijon pastrimi dhe kriposja qarkullimi i hapur.
Boboshticë–Dardhë reshje bore mjetet në punë për pastrim dhe kriposje aksi eshte I kalueshëm.
Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë pa problematika.
Segmenti Shtyllë–Panarit është hapur.
Të gjitha mjetet janë në gatishmëri për orët në vijim.

OSHEE – Dispeçeria Rajonale Korçë
Si pasojë e kushteve atmosferike, paraqiten këto problematika në furnizimin me energji elektrike:
Fideri Komunal 3, NST Maliq – i stakuar, pa energji zonat Dardhushë, Nicë, Sterkanj, Osnat dhe Zboq 1. preken 120 abonentë ruralë.
Fideri JO6, NST Leskovik – i stakuar pa energji zonat Shqeri, Postenan dhe Gjirakarë preken 6 abonentë ruralë.
Fideri 9, NST Lozhan – me defekt.
Fideri Potgozhan, NST Guri i Kuq – pjesërisht në punë pa energji zonat Çezmë, Bishnicë, Tallë dhe Jollë preken 100 abonentë ruralë.
Fideri Çervanakë, NST Guri i Kuq – pa energji jashtë funksionit antena e TVSH-së dhe antena Klan.
Fideri 6, NST Mollas – pa energji zonat Radovickë dhe Qesarak preken 36 abonentë ruralë.
Fiderët e tjerë janë në punë normale. Ekipet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.

Hidrovori Tushemisht
Vijon puna me 3 pompa (1 pompë jashtë funksionit).
Niveli i ujit është në rënie  situata është nën kontroll dhe monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Nga Hidrocentrali Devoll (Moglicë) informohemi se prurjet kanë renie, po vijon shkarkuesi me 100 m³/sek.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet aty ku është e nevojshme. 
Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet zyrtare.