U tërhoq nga organizatat ndërkombëtare/ Shefi i OKB-së, Gutteres: Keqardhje për vendimin e SHBA-së!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të enjten kritikoi vendimin e fundit të administratës Trump për t'u tërhequr nga 31 entitete të lidhura me organizatën.
“Sekretari i Përgjithshëm shpreh keqardhje për njoftimin e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për t'u tërhequr nga një numër entitetesh të Kombeve të Bashkuara”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric.
Reagimi i OKB-së erdhi pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën vonë nënshkrimin e një "Memorandumi Presidencial" nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili u drejtohet agjencive qeveritare të tërhiqen nga 66 organizata ndërkombëtare, të cilat administrata argumentoi se nuk u shërbejnë më interesave amerikane.
“Siç e kemi theksuar vazhdimisht, kontributet e vlerësuara në buxhetin e rregullt të Kombeve të Bashkuara dhe në buxhetin e paqeruajtjes, siç miratohen nga Asambleja e Përgjithshme, janë një detyrim ligjor sipas Kartës së OKB-së për të gjitha Shtetet Anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha Dujarric.
Duke vënë në dukje se "të gjitha subjektet e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë me zbatimin e mandateve të tyre siç janë dhënë nga Shtetet Anëtare", deklarata theksoi se OKB-ja "ka përgjegjësinë të ofrojë shërbime për ata që varen nga ne".
"Ne do të vazhdojmë të zbatojmë mandatet tona me vendosmëri", shtoi ajo./ AA.