‘DËSHMIA QË TRONDIT PUSHTETIN’ - Ahmetaj ‘pushton’ ekranet e çdo shqiptari në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka Live’

Në intervistën ekskluzive që po transmetohet drejtpërdrejt në Syri Tv, e katërta në serinë e intervistave që ish numri dy i qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj ka dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ po ndiqet pasivisht nga publiku.

 Qytetarët po ndjekin me interes të jashtëzakonshëm, intervistën e Ahmetajt për gazetarin Çim Peka, teksa po denoncon jo vetëm përndjekjen e tij dhe të familjes, por edhe dëshmi të forta që pritet të tronditin pushtetin e Edi Ramës dhe kabinetit të tij.

Intervista ka zgjuar interes të lartë te publiku, duke regjistruar shikueshmëri të konsiderueshme dhe reagime të shumta. Deklaratat e Arben Ahmetajt dhe temat e trajtuara kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të opinionit publik, por edhe të figurave të larta politike dhe institucionale.

Pas denoncimeve publike që fillimisht u cilësuan “akuza politike”, por që sot janë shndërruar në dosje penale ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt të Edi Ramës dhe atij vetë – nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, te aferat qindra milionëshe të AKSHI-t – Ahmetaj vjen me një tjetër dëshmi tronditëse mbrëmjen e sotme me gazetarin Çim Peka.

Në këtë intervistë ekskluzive, ish-numri dy i qeverisë hedh dritë mbi depozitat financiare të kryeministrit, duke sjellë fakte, emra dhe skema që nuk janë dëgjuar kurrë më parë nga publiku shqiptar.

Ahmetaj rrëfen se si shteti është shndërruar në një strukturë mafioze, si funksionon dirigjimi i sistemit të drejtësisë dhe mënyra se si kryeministri i vendit përdor pushtetin për të shmangur përgjegjësinë penale etj.