Përmbytjet/ Delegacioni i BE: Vendet anëtare, të gatshme të mbështesin popullin shqiptar për përballimin e situatës

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar, lidhur me situatën e rëndë me përmbytjet në vendin tonë.

Teksa shprehet se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë, delegacioni i BE, thekson se së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

‘Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus’, thuhet në reagimin e delegacionti të BE-së në Tiranë.

Reagimi

 Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.