Çahet argjinatura e kanalit Martinës në Ferras të Fierit, evakuan 10 familje, situata e rrezikshme
Gazetari i Syri TV në Fier informon se është çarë argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras.
Uji po hyn në fshat duke rrezikuar gjithë banesat.
Po merren masa për evakuimin e banorëve, deri tani janë evakuar 10 familja. Gazetari Xhemil Beharaj informon se situata është alarmante.
Syri TV sjell pamjet nga vendngjarja.