Bushati: Shitjet e veprave të Ramës, ‘alibi’ si paratë e Kurbanit, por nuk i justifikojnë shishet Romanee Conte
Gazetari Andi Bushati ka ironizuar lajmet e shpërndara gjatë pasdites në lidhje me shitjet e veprave artistike të Edi Ramës.
Në një artikull u publikuar sot, në mediat gjermane, shkruhej se vizatimet dhe skulpturat e Edi Ramës shiten nga 3800 euro deri në 50 mijë euro.
Sipas gazetarit Andi Bushati, këto janë alibira si njëherë e një kohë me lekët e librit ‘Kurbani’ të Ramës.
Por sipas tij, as me këto lekë shishet Romanee Conte nuk justifikohen dot.
‘Oooooopppppp! Alibia. Siç thoshte dikur për lekët e Kurban-it.
Po sërish, as me këtë, një shishe Romanee Conti nuk e justifikon dot’, shkruan Andi Bushati në postimin e tij në Facebook, duke ironizuar artikujt e shpërndara nga mediat e kapura prej pushtetit.