Vjosa depërton brenda banesave, evakuohen 7 familje në fshatin Ferras në Levan të Fierit
Teksa lumi Vjosa ka kaluar tanimë kuotën e 9 metrave, 7 familje të tjera janë evakuuar në fshatin Ferras, Njësia Administrative Levan në Fier.
Kjo pasi uji ka depërtuar brenda banesave, për shkak të rritjes së prurjeve në lumin Vjosa., e cila tashmë ka arritur në nivelin e argjinaturës.
Në terren ndodhen forcat e armatosura dhe emergjencat civile për të mbështetur operacionet e evakuimit të banorëve.
Parashikohet që reshjet e radhës dhe prurjet e lumit të rrisin më tej nivelin e ujit, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.