Guidat turistike të pakënaqura me kufizimet e reja në turnetë e vullkanit Etna
Guidat turistike që drejtojnë ture rreth malit Etna të Siçilisë po protestojnë kundër kufizimeve më të rrepta të vendosura nga autoritetet lokale pas një serie shpërthimesh në vullkan në javët e fundit. Autoritetet në qytetin e Katanias kanë kufizuar turet në malin Etna, duke shkaktuar një grevë të guidave turistike për herë të parë në dekada.
Dhjetëra udhërrëfyes protestuan pranë Etnës dje, duke i quajtur kufizimet e reja të tepërta sepse "rrjedhat e lavës po lëvizin mjaftueshëm ngadalë për t'u parë në mënyrë të sigurt, siç është bërë në të kaluarën".
“Këto masa në fakt e anulojnë rolin e guidave, duke i privuar ata nga aftësitë, funksionet dhe përgjegjësitë e tyre profesionale”, tha bordi rajonal i guidave turistike në një deklaratë.Rrjedhat e lavës janë veçanërisht interesante për t’u parë pas perëndimit të diellit, por sipas rregullave të reja, ekskursionet lejohen vetëm deri në muzg dhe njerëzit nuk lejohen t’i afrohen rrjedhës së lavës më afër se 200 metrave.
Gjithashtu, limiti ekzistues i mëparshëm prej 10 personash për grup zbatohet në mënyrë strikte.
Etna është vullkani më aktiv dhe më i madh në Evropë.