Berisha: Rama do ishte ‘gati ta helmonte në mesnatë Lubinë’ po të mos ishte dosja e tij
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar akuzandaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit po e mbron ministren Belinda Balluku vetëm për interesa personale.
Sipas Berishës, Rama do të ishte i gatshëm të eliminonte politikisht edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nëse nuk do të ishte i kushtëzuar nga dosjet që, sipas tij, rëndojnë mbi kryeministrin.
BERISHA: Rama po mbron Balluku në aparencë, për t’u përgjigjur me fjalët se ku e lexova, ai do ishte gati ta helmonte në mesnatë atë po të mos kishte dosjen e vet.
Në këtë aspekt, Spaku edhe mund të lëshojë ndonjë urdhër mbrojtje sepse ai është i aftë të kryejë çdo krim për të mbrojtur veten e tij.
Në fakt Lubia është hajdutja më e madhe në historinë e kombit pas Edi Ramës, por për tunelin e Llogarasë, ajo është vetëm një shërbëtore e tij.
Vetëm sa ka firmosur ato që i kanë thënë.