‘Thumana 50 cm nën ujë’/ Denoncon Kalaja: Hidrovori nuk punon, argjinatura është çarë…

Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja ka vijuar me denoncimet e tij nga terreni mbi përmbytjet si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë Fushë-Krujën dhe zonat përreth ditët e fundit.

Sipas denoncimit të një banori, të publikuar nga Kalaja, theksohet se uji në Njësinë Administrative të Thumanës hidrovori nuk punon, argjinatura është çarë dhe uji ndodhet në kuotat e 50 cm brenda banesave.

‘Ndërkohë në fshatin Miliska, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, qytetari denoncon:

“Hidrovori nuk punon, argjentura esht e came kemi 50 centim uje brenda’, shkruan Kalaja në Facebook.