Interi negocion me klubin spanjoll për Kristjan Asllanin
Kristjan Asllani po kthehet tek Interi pasi Torino po e vlerëson mbylljen e huazimit të tij në mënyrë të parakohshme, edhe pse ishte aktivizuar si titullar te ekipi “Granata”.
Kjo pasi klubi torinez nuk është bindur nga performanca e përfaqësuesit shqiptar dhe po mendon ta largojë nga ekipi që këtë muaj.
Nëse Torino e mbyll marrëveshjen e huazimit, Asllani do të rikthehet tek Interi, i cili e mban në pronësi kartonin e tij.
Por, ka shumë mundësi që ai të mos qëndrojë në Serie A me zikaltrit për shkak të mungesës së hapësirës në skuadër.
Interi pastaj do të kërkojë një zgjidhje tjetër për të gjetur minutazh për mesfushorin kualitativ duke e huazuar sërish ose duke e shitur.
Sipas mediave italiane, Interi i ka nisur kontaktet me Gironën, e cila ka kërkuar informata nga zikaltrit për lojtarin e tyre.
Interi e vlerëson 12 milionë euro kartonin e lojtarit, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi i La Ligas do ta kërkojë Asllanin në formë huazimi apo ta blejë përfundimisht kartonin e tij.