Përmbytjet në Durrës marrin jetën e parë, detaje tronditëse për vdekjen e 54-vjeçarit

Përmbytjet në qytetin e Durrësit kanë regjistruar viktimën e parë. Gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli, raportoi se 54-vjeçari, i raportuar fillimisht i zhdukur nga familjarët, është gjetur i pajetë në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak, ndërsa dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

Ngjarja vjen në një kohë kur situata në zonën e ish-Kënetës dhe Spitallës mbetet alarmante, me dhjetëra banesa ende nën ujë dhe banorë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të vdekjes.

Klajdi Bodlli: Atëherë është shënuar viktima e parë nga përmbytjet këtu në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin Astrit Hysenaj, 54 vjeç, i cili është gjetur nga polumbarët e RENEA-s në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit ushtarak këtu në qytetin e Durrësit. 54 vjeçari është raportuar i zhdukur fillimisht, i larguar nga banesa nga familjarët e tij dhe pas kërkimeve është gjetur pikërisht nga polumbarët e ekipit të forcave RENEA dhe dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

Megjithatë, prokuroria po heton dhe ka ngritur një grup hetimor së bashku me Policinë e Shtetit për të analizuar të gjithë, le të themi, dinamikën e kësaj ngjarje dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për vdekjen e 54 vjeçarit Astrit Hysenaj. Duhet theksuar që ky është të paktën viktima e parë nga përmbytjet në qytetin e Durrësit, ndërkohë që situata, ne jemi sërish këtu në zonën e ish-Kënetës, vijon të jetë tejet e rënduar. Me gjithë tentativat ndoshta, le të themi të vogla, tashmë ditën e sotme për të përmirësuar situatën dhe për të ndërhyrë, në shumicën e banesave këtu në zonën e ish-Kënetës situata dhe gjendja mbetet alarmante dhe katastrofike.

Prej të paktën 48 orësh, uji vijon të jetë në banesat e qytetarëve, të cilët, le të themi një pjesë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të pamundësisë për të jetuar në këto banesa, ndërkohë që ka mbetur vetëm një pjesë e tyre për të mos lënë shtëpitë e tyre vetëm. Të paktën kështu shprehen banorët, një pjesë e të cilëve kanë rreth 30 vite që jetojnë pikërisht në zonën e Kënetës dhe është e disata herë që pas reshjeve ka përmbytje dhe prezencë të ujit në banesat e tyre. Megjithatë, situata teksa tashmë kanë filluar dhe reshjet e shiut, do të shikojmë nëse do të kemi përkeqësim apo të paktën sa, le të themi çfarë intensiteti do të kenë këto reshje, ku pjesa dërrmuese e zonës së Kënetës, por dhe Spitallës, vijon të ketë problematika të shumta në ambientet brenda banesave. Edhe në lidhjen e mëparshme në të cilën ishim në një banesë tjetër, sërish në zonën e ish-Kënetës.