PD Kurbin: Përmbytjet - Çahet argjinatura në Gurëz, duhet ndërhyrje urgjente

Partia Demokratike Dega Kurbin ka bërë thirrje përmesa një mesazhi në rrjette sociale për një ndërhrje emergjentë në fshatin Gurez lagjia Alk pasi aty është çarë argjinatura, duke rrezikuar seriozisht banesat, tokat bujqësore dhe jetën e banorëve

Postimi:

THIRRJE EMERGJENTE – GUREZ

Në fshatin Gurez lagjia Alk është çarë argjinatura, duke rrezikuar seriozisht banesat, tokat bujqësore dhe jetën e banorëve. Situata është kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Pavarësisht alarmit të dhënë nga banorët, deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga Bashkia. I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë TANI, përpara se të ndodhë një fatkeqësi me pasoja të pariparueshme. Heshtja dhe neglizhenca në këtë situatë janë të papranueshme.
PD Kurbin bën thirrje emergjente te institucioneve te qendrojne prane banoreve!