Braktisi dy fëmijët e mitur, procedohet nëna 26-vjeçare në Kavajë
Një 26-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur në qytetin e Kavajës.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases F. B., 26 vjeçe, banuese në Rrogozhinë.
Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa rasti po trajtohet nga Prokuroria për veprime të mëtejshme ligjore.